E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.906, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE

V E N D I M


PëR

NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.906, DATë 19.12.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së PUNëS, çëSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE Të BARABARTA, PëR SHëRBIMIN KOMBëTAR Të PUNëSIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në listën që i bashkëlidhet vendimit nr.906, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, përmasat e pronës së Zyrës Vendore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Devoll, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›