VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA SISTEMIM–ASFALTIMI I UNAZËS SË QYTETIT, NË BASHKINË E FUSHË - KRUJËS
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARIT Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKET NGA SISTEMIM–ASFALTIMI I UNAZëS Së QYTETIT, Në BASHKINë E FUSHë - KRUJëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga sistemim–asfaltimi i unazës së qytetit, në bashkinë e Fushë - Krujës.
2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Fushë – Krujës.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 160 (njëqind e gjashtëdhjetë) m², tokë arë, pronë private, me vlerë shpronësimi 72 160 (shtatëdhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë.
4. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Fushë - Krujës.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Fushë - Krujës, planifikuar në buxhetin e saj.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Fushë - Krujës, për realizimin e këtij projekti.
8. REGJISTRIMI I RI I PASURISë, 160 (NJëQIND E GJASHTëDHJETë) M², TOKë ARë, SHPRONëSUAR Në FAVOR Të BASHKISë Së FUSHë - KRUJëS, Të BëHET BRENDA 30 (TRIDHJETë) DITëVE NGA DATA E HYRJES Në FUQI Të KëTIJ VENDIMI.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Fushë - Krujës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/07/2010