E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË ADMINISTRAT

V E N D I M


PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.901, DATË 19.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, NËPUNËSVE TË KABINETEVE DHE PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË ADMINISTRATËN E DISA INSTITUCIONEVE TË PAVARURA”


Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës,  të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999,“Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera, të pavarura, të krijuara me ligj, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Në vendimin nr.901, datë 19.12.2007, të Këshilit të Ministrave, të bëhen kjo shtesë dhe ky ndryshim:

1. Pas pikës 5 të shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:

“5/1.Nëpunësit në pozicionet “Inspektor i lartë” dhe “Ndihmësinspektor i lartë”, në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, përfitojnë shtesë për kushte pune 10 000 (dhjetë mijë) lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse.”.

2. Lidhja nr.2, e përmendur në pikën 8, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2008.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›