E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E VONIS POKA, NË TURQI

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E VONIS POKA, NË TURQI


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9836,       datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, zёri «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë, pёr mbulimin e pjesshёm tё shpenzimeve pёr kurimin  e fëmijës Vonis Poka, në Turqi.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes sё faturave origjinale të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

5. Vendimi nr.689, datë 19.10.2007, i Këshillit të Ministrave, « Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e Vonis Poka, në Turqi », shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›