VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË SHTETASIT ENGJËLL GJONDREKAJ, NË ITALI
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E SHëNDETëSISë, PëR MBULIMIN E PJESSHëM Të SHPENZIMEVE Të KURIMIT Të SHTETASIT ENGJëLL GJONDREKAJ, Në ITALI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, në zërin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të shtetasit Engjëll Gjondrekaj, në Itali.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010