E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT, NË BUXHETIN E VITIT 2010, PËR BASHKËSITË FETARE QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

V E N D I M

PëR

PëRCAKTIMIN E MASëS Së FINANCIMIT, Në BUXHETIN E VITIT 2010, PëR BASHKëSITë FETARE Që KANë NëNSHKRUAR MARRëVESHJE ME KëSHILLIN E MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Buxheti prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, i miratuar për financimin e bashkësive fetare, për vitin 2010, të përdoret sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, e sipas ndarjes së mëposhtme:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, të ndarë:

i. 18 360 000 (tetëmbëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;

ii. 9 640 000 (nëntë milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit, në Durrës, Has, Kolonjë, Tropojë-Degë etj.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 24 000 000 (njëzet e katër milionë) lekë, të ndarë:

i. 22 680 000 (njëzet e dy milonë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;

ii. 1 320 000 (një milion e treqind e njëzet mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 24 000 000 (njëzet e katër milionë) lekë, të ndarë:

i. 3 348 000 (tre milionë e treqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;

ii. 20 652 000 (njëzet milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 24 000 000 (njëzet e katër milionë) lekë, të ndarë:

i. 4 320 000 (katër milionë e treqind e njëzet mijë ) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore, për punonjësit e administratës;

ii. 12 680 000 (dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”;

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit.

2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›