VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI PËR KOMISIONIN E PROKURIMIT PUBLIK
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI PëR KOMISIONIN E PROKURIMIT PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisionit të Prokurimit Publik, në buxhetin e vitit 2010, në programin “Shërbimi i prokurimit publik”, të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave (grupi 87) i shtohet fondi prej 29 405 000 (njëzet e nëntë milionë e katërqind e pesë mijë) lekësh, përkatësisht, 21 405 000 (njëzet e një milionë e katërqind e pesë mijë) lekë, për shpenzime korrente, dhe 8 000 000 (tetë milionë) lekë, për shpenzime kapitale.
2. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010