E Hënë, 2 Nëntor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRAGAM-KAM-TROPOJË

V E N D I M

PëR

SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA NDëRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRAGAM-KAM-TROPOJë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, tokë bujqësore (pemtore) dhe kultura drufrutore, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rragam-Kam-Tropojë.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 638 (gjashtëqind e tridhjetë e tetë) m2, tokë bujqësore (pemtore), si dhe kultura bujqësore drufrutore, me çmimet konfirmuar nga ZRKKP-ja, me vlerë 131 428 (njëqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e njëzet e tetë ) lekë, si dhe kultura bujqësore, me vlerë 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 230 100 (dyqind e tridhjetë mijë e njëqind) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për tokën bujqësore (pemtore) dhe kulturat bujqësore, prej 241 428 (dyqind e dyzet e një mijë e katërqind e njëzet e tetë) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.

6. Shpronësimi të fillojë më 1.5.2010 dhe të përfundojë më 1.8.2010.

7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›