E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.23, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TARIFAT E PËRDORIMIT TË UJIT”

V E N D I M

 

 

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.23, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TARIFAT E PËRDORIMIT TË UJIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 57, të ligjit nr.8093, datë 21.3.1996, “Për rezervat ujore”, të  ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.     Pas pikës 1, të vendimit nr.23, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 1.1, me këtë përmbajtje:

                “1.1. Tarifat e përdorimit të ujit, të parashikuara në pikën 4, të tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, janë 0, kur:

i)      në kontratën e koncesionit, për hidrocentrale, të lidhur nga autoriteti përkatës kontraktor, është parashikuar pagimi i tarifës së koncesionit nga ana e koncesionarit;

ii)     KESH, sha-ja, do të jetë shoqëri publike.”.

2.     Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë  

       dhe Energjetikës, Ministria e Financave dhe këshillat e baseneve të ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


12/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›