E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

                V E N D O S I:

Në fund të pikës 3, të vendimit nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen edhe emërtesat:

“-  Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët në DSIK.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›