VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “ASHT˔, SI PROPOZIM І KËRKUAR
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AURITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “ASHTË”, SI PROPOZIM І KËRKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 16, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), si propozim і kërkuar, të hidrocentralit “Ashtë” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Vendimet nr.430, datë 10.12.1990, “Për miratimin e studimit të projektit të Bushatit”, nr.89, datë 19.2.1996, “Për miratimin e firmës, me të cilën do të kontraktohet ndërtimi і hidrocentralit të Bushatit”, nr.586, datë 8.9.1998, “Për miratimin e firmës, me të cilën do të kontraktohet ndërtimi і hidrocentralit të Bushatit dhe procedurat deri në lidhjen e kontratës”, dhe nr.598, datë 13.11.2000, “Për miratimin në parim, të financimit për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit dhe lejimin e KESH-it për prokurim të drejtpërdrejtë me kompaninë CWE”, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA