E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel urojnë Kryeministrin Berisha me rastin e festave të Vitit të Ri

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr. Sali Berisha ka marrë një kartolinë urimi për Vitin e Ri nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.  Bush dhe zonja e tij, Laura Bush.

Në këtë kartolinë urimi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zonja e parë e SHBA-së i përcjellin urimet më të mira Kryeministrit Berisha dhe Zonjës Liri Berisha me rastin e festave të fundvitit.

Në rreshtat e kësaj kartoline, përveç urimit të stampuar në të, Presidenti i SHBA-së dhe Zonja e tij i drejtohen Kryeministrit Berisha dhe zonjës Liri Berisha edhe me urimin e tyre të shkruar me shkrim dore, në të cilin shkruhet:

“Të dashur Sali dhe Liri,

Ju dërgojmë urimet tona më të mira për Vitin e Ri!”

Kartolina e urimit mbyllet me firmën me shkrim dore nga Presidenti George  Bush dhe Laura Bush.

Kryeministri Berisha dhe Zonja Liri Berisha kanë marrë kartolina urimi edhe nga Kancelarja gjermane, Zonja Angela Merkel si dhe nga disa kryeministra dhe burrështetesh nga Europa dhe nga bota.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›