E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË

V E N D I M

PËR

PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË

V E N D O S I :

  1. Punëdhënësi, që organizon trajnim, të përgjithshëm, për qëllim formimi, nëpërmjet punës së personave punëkërkues të papunë, mund të përfitojë financime nga zyra përkatëse e punësimit, në masën:

a)       70 për qind të kostove të trajnimit, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;

b)       50 për qind të kostove të trajnimit, për ndërmarrjet e mëdha.

  1. Kohëzgjatja e programit të trajnimit të jetë jo më shumë se 6 muaj për të gjitha profesionet.
  1. Skema të fillojë të zbatohet në vitin 2008 dhe kohëzgjatja e saj të jetë 5 vjet.
  1. Punëdhënësi, në përfundim të periudhës së formimit, duhet të punësojë jo më pak se 50 për qind të të trajnuarve, me kontratë mësimi profesioni, për një periudhë 6-mujore.
  1. Pjesëmarrësit në formim duhet të jenë persona të pakualifikuar profesionalisht.
  1. Kostoja e trajnimit përcaktohet nga një komision і ngritur në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në të përfshihen:

a)       Kostoja personale e trajnuesve, e cila është deri në 1.5 herë më e lartë se tarifa shtetërore e miratuar, sipas akteve nënligjore në fuqi;

b)       Shpenzimet e udhëtimit të trajnuesve dhe të të trajnuarve, sipas akteve nënligjore në fuqi;

c)       Baza materiale, ku bëjnë pjesë materialet e nevojshme për zhvillimin e kursit dhe kostoja e shërbimit, për udhëzim dhe këshillim, që lidhen me projektin e trajnimit;

    ç) Amortizimi і mjeteve dhe і pajisjeve gjatë përdorimit, vetëm për projektin e trajnimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›