Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijon diskutimet nen për nen të projektligjit Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijoi sot diskutimet nen për nen të projektligjt Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë, i cili do ti kalojë seancës së radhës për votim.
Projektligji përcakton normat për zhvillimin e veprimtarisë kërkuese dhe zbuluese minerare në vend, duke vendosur rregulla dhe sanksione për një konkurrencë të lirë e të ndershme në këtë treg, të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Gjithashtu, projektligji synon rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare, garantimin e mbrojtjes së mjedisit nga rreziku minerar, si dhe përcakton rolin e shtetit si promovues i pasurive minerare.
Detajet teknike të procesit të kërkimit, zbulimit minerar dhe dhënies së lejeve në këtë fushë vijuan të shpjegoheshin edhe në mbledhjen e sotme, nga Zv/ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës Neritan Alibali dhe ekspertë të sektorit.
Në diskutimet në komision u theksua se projektligji ka marrë ekspertizën e Bankës Botërore dhe i është referuar të gjitha ligjeve përkatëse të Evropës, SHBA, Kanadasë e më gjerë. Termat teknikë dhe disa kritere të neneve të projektligjit ngjallën diskutime të deputetëve të opozitës, të cilët jo pak herë ranë dakort dhe me vërejtjet e deputetëve të mazhorancës. Diskutimi i projektligjt Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë, vazhodn në mbledhjen e radhës së komisionit.