E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SSHTESA NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR”

V E N D I M


PëR


PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PëR DISA NDRYSHIME DHE SSHTESA Në LIGJIN NR.8378, DATë 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I G J


PëR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA Në LIGJIN NR.8378, DATë 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


V E N D O S I:


Neni 1

Në nenin 177, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pikat 1, 2 e 3 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Mjetet duhet të qarkullojnë të pajisura me tahograf, në përputhje me përcaktimet e bëra në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave, për karakteristikat, për rastet e për mënyrat e përdorimit.

2. Cilido, që qarkullon me një mjet të papajisur me tahograf, në rastet kur është parashikuar pajisja me të a kur është pajisur me një tahograf , që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave apo kur tahografi nuk funksionon ose kur nuk është futur letra e regjistrimit apo karta e tahografit të drejtuesit, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga tridhjetë mijë deri në njëqind e njëzet mijë lekë. Masa ndëshkimore me gjobë dyfishohet, kur janë prekur vulat ose është ndryshuar tahografi.

3. Mbajtësi i licencës ose i autorizimit për transport mallrash apo personash, që vë në qarkullim një mjet të papajisur me tahograf ose pa fletët e tij të regjistrimit a pa letër printeri ose pa kartën e tahografit të drejtuesit apo me tahograf të prekur a që nuk funksionon, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga tridhjetë mijë deri në njëqind e njëzetë mijë lekë.”.

2. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

“6/1. Kur ekzistojnë prova se tahografi është prekur a ndryshuar ose në rastin kur ai është jashtë funksionit, organet e kontrollit sipas nenit 12, duke e shoqëruar automjetin a duke e tërhequr, në kushte sigurie, pranë ofiçinës më të afërt të autorizuar për instalime apo riparime, urdhërojnë verifikimin e funksionalitetit të kësaj pajisjeje. Shpenzimet për verifikimin dhe rivendosjen e funksionalitetit të tahografit janë, në çdo rast, në ngarkim të pronarit të automjetit apo të mbajtësit të licencës ose të autorizimit për transport mallrash a personash së bashku.”.

3 Fjalia e dytë, e pikës 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Kur drejtuesi i mjetit dhe mbajtësi i lejes së transportit nuk janë i njëjti person, periudha e mësipërme, nga data e marrjes së shënimit në procesverbal, mund të zgjatet në përputhje me periudhën, që parashikohet në aktin nënligjor të Këshillit të Ministrave.”.

4. Pas pikës 10 shtohet pika 11, me këtë përmbajtje:

“11. Ofiçinat e tahografit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre për instalimin, aktivizimin e kalibrimit, inspektimin dhe riparimin në përputhje me udhëzimin e ministrit përgjegjës për transportin. Shkelja e dispozitave të përcaktuara për këtë veprimtari nga ofiçinat e tahografit dënohet me gjobë nga pesëmbëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.

Kur vërtetohen tri shkelje sipas kësaj pike, brenda një viti, vlera e gjobës dyfishohet dhe, në rast përsëritjeje, ofiçinës i hiqet e drejta e ushtrimit të veprimtarisë, të paktën, për një vit.”.


Neni 2
Dispozita kalimtare

Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe ministri përgjegjës për transportin, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrin aktet nënligjore në zbatim të tij.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›