E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 13.11.2007, PËR ÇËSHTJEN NR.38222/02, “RRAMADHI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRIS˔

V E N D I M


PëR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT Të GJYKATëS EUROPIANE PëR Të DREJTAT E NJERIUT, DATë 13.11.2007, PëR çëSHTJEN NR.38222/02, “RRAMADHI DHE Të TJERë KUNDëR SHQIPëRISë”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 13.11.2007, për çështjen nr.38222/02, “Rramadhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për shumën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) euro, si dhe për pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume.

2. Interesi, që paguhet mbi këtë shumë, llogaritet nga data 13 gusht 2008 dhe është i barabartë me normën marzhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 (tre) për qind.

3. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim është data 15.4.2010.

4. Detyrimi financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

5. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve Shyqyri Rramadhi, Remzi Kapidani dhe Rabije Rramadhi, dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e çeljes së llogarisë.

6. Pagimi i shumës së depozituar sipas pikës 4, të këtij vendimi, në favor të ankuesve Shyqyri Rramadhi, Remzi Kapidani dhe Rabije Rramadhi, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.

7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›