E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 52, DATË 7.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE TË KOMUNIKIMIT, NDËRMJET AKKP-SË DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE, GJATË PROCESIT TË NJOHJES, KTHIMIT APO K

V E N D I M


PëR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR. 52, DATë 7.2.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE Të AFATEVE Të KOMUNIKIMIT, NDëRMJET AKKP-Së DHE INSTITUCIONEVE SHTETëRORE, GJATë PROCESIT Të NJOHJES, KTHIMIT APO KOMPENSIMIT Të PRONëS”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit 5, të nenit 15, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.52, datë 7.2.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në pikën 1, pas fjalëve “ ... apo që kanë të dhëna të nevojshme ...”, shtohet “...a dokumentacion ... .”.

2. Në pikën 2 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në paragrafin e parë, fjalët “...AKKP-ja dhe zyrat rajonale të saj, kërkojnë...” zëvendësohen me “ ...AKKP-ja kërkon...” dhe fjalët “...informacion apo konfirmim...” zëvendësohen me “...informacion, dokumentacion apo konfirmim...”.

b) Në paragrafin e dytë, fjalët “...Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP)...” zëvendësohen me “... Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP)...”.

c) Paragrafi i pestë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ - Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës apo Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo organeve në varësi të tyre, përkatësisht për pronat e përmbytura nga hidrocentralet dhe nëse pronarët kanë përfituar sipas ligjit për shpronësimet për interes publik.”.

ç) Paragrafi i njëmbëdhjetë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ - Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.”

d) Në paragrafin e fundit, pas fjalës “... informacion ...” shtohen fjalët “... ose dokumentacion ... .”.

3. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Kërkesa për marrjen e informacionit apo dokumentacionit paraqitet me shkrim e nënshkruhet nga drejtori ose zëvendësdrejtori i AKKP-së, kur ai është i autorizuar.”.

4. Pika 4 ndyshohet, si më poshtë vijon:

“4. Institucionet, e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të kthejnë përgjigje me shkrim, të nënshkruar nga titullari ose, në mungesë të tij, nga zëvendësi, pranë AKKP-së, brenda 10 ditëve nga administrimi i kërkesës pranë institucionit të tyre. Në rast të moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati, drejtuesi i AKKP-së njofton, me shkrim, ministrin e Drejtësisë dhe kabinetin e Kryeministrit për institucionet që nuk respektojnë afatet e kthimit të përgjigjeve.”.

5. Në pikën 5, fjalët “... AKKP-në dhe zyrën rajonale në qark, ku ndodhet prona, ...” zëvendësohen me “...AKKP-në, për vendndodhjen e pronës...” dhe fjalët “...brenda 60 ditëve...” zëvendësohen me “... brenda 30 ditëve ...”.

6. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:

“6/1. Ngarkohen Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të gjitha institucionet e përmendura në pikën 2 për zbatimin e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›