VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.257, DATË 11.4.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET DHE PROCEDURËN E KOMPENSIMIT FIZIK, ME TROJE SHTETËRORE, TË SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA, NË DISA RASTE TË VEÇANTA”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.257, DATë 11.4.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR KRITERET DHE PROCEDURëN E KOMPENSIMIT FIZIK, ME TROJE SHTETëRORE, Të SUBJEKTEVE Të SHPRONëSUARA, Në DISA RASTE Të VEçANTA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 29, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.257, datë 11.4.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “a”, e pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kërkesën për kompensim fizik të menjëhershëm, pranë AKKP-së, sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së.”.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. AKKP-ja, nëpërmjet strukturave të saj, pranon, ndjek, plotëson, shqyrton ose heton administrativisht kërkesat e subjekteve të shpronësuara apo përgatit projektaktin a relacionin shoqërues, të cilat ia kalon për shqyrtim e miratim dhe nxjerrjen e vendimit përkatës drejtorit të Përgjithshëm, sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, duke dokumentuar veprimet që kryen. Këto dokumente përfshihen në dosjen e hapur, me regjistrimin e kërkesës për kompensim, së bashku me dokumentacionin provues, të paraqitur prej tij.
Dokumentimi i veprimeve, në kuptim të këtij vendimi, kryhet nëpërmjet përfshirjes në dosje të çdo shkrese, që i bashkëlidhet praktikës, si dhe nëpërmjet depozitimit të të gjitha procesverbaleve, kujtesave, informacioneve, akteve të vlerësimit apo të ekspertimit, të përgatitura sipas rastit, apo çdo shkrese tjetër për të tretë apo të brendshme, për trajtimin e kësaj kërkese. Në kuptim të këtij detyrimi, strukturat përkatëse kanë përgjegjësinë ligjore të bëjnë vlerësimin e kërkesës dhe të rrethanave të paraqitura, për çështje të bazueshmërisë së saj në ligj dhe në prova. Vlerësimi është pjesë përbërëse e praktikës dhe nënshkruhet nga grupi i punës me specialistin/ët, jurist dhe hartograf, që shqyrtoi/uan praktikën, dhe përgjegjësin e sektorit, që e mbikëqyri dhe pranoi atë.”.
3. Fjalia e parë, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kur AKKP-ja vëren se kushtet, e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, plotësohen dhe se dokumentet, e përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, janë të vlefshme e të rregullta, ndjek hapat e mëposhtme:”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/04/2010