E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT TË OBJEKTEVE “OFIÇINA E FILIALIT TË ISH - SIZMIKËS”, FIER, DHE “ISH-PARKU KOMUNAL”, ELBASAN, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR

V E N D I M

PëR


KALIMIN Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI Të MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT Të OBJEKTEVE “OFIçINA E FILIALIT Të ISH - SIZMIKëS”, FIER, DHE “ISH-PARKU KOMUNAL”, ELBASAN, SI DHE PëR NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.226, DATë 23.4.2004, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E LISTëS Së INVENTARIT Të PRONAVE Të PALUAJTSHME SHTETëRORE Të DREJTORISë Së PëRGJITHSHME Të SHëRBIMIT Të TRANSPORTIT RRUGOR, Të CILAT I KALOJNë Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


1. Objekti “Ofiçinat e filialit të ish-sizmikës”, Fier, me sipërfaqe 1180 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë) m2, në pronësi të bashkisë Fier, t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
2. Objekti “Ish-parku komunal”, Elbasan, me sipërfaqe 3 937 (tre mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) m2, në pronësi të bashkisë Elbasan, t’i kalojë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
3. Pronat e përcaktuara në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, t’i bashkëlidhen listës së inventarit të pronave, miratuar me vendimin nr.226, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit”.
4. Pronat sipas pikave 1 e 2 të hiqen nga listat përfundimtare, që i bashkëlidhen vendimeve të Këshillit të Ministrave, përkatësisht, nr.574, datë 28.5.2009, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Fier, të qarkut të Fierit”, dhe nr.416, datë 11.7.2007 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të
bashkisë Elbasan, të qarkut të Elbasanit”.
5. Ngarkohen ministri i Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›