E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1661, DATË 29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”

V E N D I M   PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1661, DATË 29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, shkronja “c”, e 26, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 26, të ligjit nr.9106, datë 17.7.2003, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikës e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shtojca nr.2, që përmendet në pikën 2, të vendimit nr.1661, datë 29.12.2008, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletroen zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


25/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›