VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, NË BASHKINË E ÇOROVODËS
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, Në BASHKINë E çOROVODëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, në bashkinë e çorovodës.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë së çorovodës.
3. Pasuritë, në sipërfaqen prej 2000 (dy mijë) m² tokë arë, pronë private që shpronësohen, si dhe pronarët që shpronësohen, janë sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
4. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 1 400 000 (një milion e katërqind mijë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së çorovodës, planifikuar në buxhetin e saj.
4. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë, tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, të përballohet nga bashkia e çorovodës.
6. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e çorovodës, për realizimin e këtij projekti.
7. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 2000 (dy mijë) m² tokë arë, shpronësuar në favor të bashkisë së çorovodës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e çorovodës për zbatimin të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/07/2010