E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR BASHKËPUNIM NË FUSHAT E POSTAVE DHE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN,  NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR BASHKËPUNIM NË FUSHAT E POSTAVE DHE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim në fushat e postave dhe të komunikimeve elektronike.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›