E Shtunë, 31 Tetor 2026

VEZHGIM/ Vera e krimeve dhe vrasjet horror të grave të divorcuara

Dy muajt më të nxehtë të verës, korrik e gusht, por edhe janari, muaji i parë i vitit, duket se kanë hyrë në historinë post-komuniste shqiptare si periudha të lulëzimit të krimit.

Thuajse gjithmonë vrasjet më të rënda ndodhin në këtë periudhë. Është e lehtë të konstatosh se këto ditë ka një shtim të krimit. Raportohet për njerëz të lidhur me botën e krimit që ekzekutohen në mënyrë mafioze, sikundër dëgjojmë lajme tronditëse të krimit në familje si ajo i bashkëshortes që i hodhi vaj të nxehtë të shoqit në vesh.

Por lajmi i gjetjes së një 25 vjeçareje të masakruar me mjete të mprehta në Shëngjin është ndoshta më i rëndi. Viktima, Anisa Opingari, ishte divorcuar nga i shoqi. Ajo ishte me origjinë nga Berati dhe kishte dy fëmijë. Lajmi bëhet i rëndë për shkak se është i treti brenda pak kohësh, kur gra të divorcuara, të moshës së Anisës ose diçka më të mëdha, masakrohen. Para pak ditësh u vra një 35 vjeçare e divorcuar në Pogradec. Edhe ajo ishte masakruar. Kurse para këtij rasti, një tjetër e divorcuar u vra në sytë e vajzës së saj në Durrës.

Ndoshta të gjitha janë hipoteza, por fakti pse vriten në mënyrë kaq makabre dhe hidhen si plehra nëpër rrugë, tregon sa të vështirë e ka jetën një e divorcuar në shoqërinë shqiptare. Tre raste brenda pak ditësh do kishin shkaktuar tërmet në çdo shoqëri të civilizuar. Por këtu ndonjëherë nuk di nga tia nisësh që të diskutosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›