E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 18-vjeçares nga bajamet, gjykata pushon akuzat ndaj mjekut

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë akuzat për një nga çështjet më të rënda të ndodhura në mjekësinë shqiptare. Bëhet fjalë për vdekjen e 18-vjeçares Matilda Petriti në vitin 2008, pas një operacioni në bajame.

Gjykata e ka liruar nga akuzat mjekun Xhevair Hoxhallari, që akuzohej si përgjegjës për vdekjen e 18-vjeçares, pasi ishte pikërisht ky i fundit që e operoi vajzën në klinikën e vet.

Të gjithë dëshmitarët e cilësuan vdekjen e së ndjerës, Matilda Petriti si vdekje atipike (të pashpjegueshme) dhe jo si pasojë e gabimeve të kryera nga mjekët, e konkretisht nga i pandehuri, Xhevahir Hoxhallari, – thuhet në vendimin e gjykatës, e cila ka vendosur gjithashtu ta lejojë atë tI rikthehet profesionit të vet si mjek.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 prill 2008, kur Matilda Petriti iu nënshtrua operacionit për heqjen e bajameve, në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari. Operacioni përfundoi mirë, por në ditët në vazhdim gjendja e 17-vjeçares u përkeqësua, derisa më 28 prill ajo ndërroi jetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›