E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO – “O Allah, më ruaj…”/ Prekëse çfarë deklaronte Shpat Kasapi pak kohë më parë

Ndarja e papritur nga jeta e Shpat Kasapit ka bërë që të rikthehen në vëmendje intervistat e tij të fundit, të cilat sot, pas tragjedisë, marrin një peshë krejt tjetër emocionale.

Në një rrëfim të sinqertë të bërë pak kohë më parë për “T7”, artisti kishte folur hapur për raportin e tij të ngushtë me besimin dhe Zotin, duke treguar se lutja ishte mekanizmi i tij për të përballuar stresin dhe vështirësitë e jetës.

Por pjesa më prekëse mbetet lutja specifike që ai bënte çdo ditë për familjen e tij, bashkëshorten Selvijen dhe djalin Roelin, fjalë që sot tingëllojnë rrëqethëse.

“Unë lutem për veten, për familjen, për djalin tim, për Selvën, për nënën time, vëllain, për gjithë dashamirët që i kam. Lutem gjithmonë që të më ruajë Zoti. Kjo është lutja e parë që bëj: ‘O Allah, më ruaj nga të këqijat që i ke krijuar dhe që krijohen nga krijesa të ndryshme. Ti je Mëshiruesi, Mëshirëbërësi’, e kështu me radhë. Na fal për të gjitha mëkatet, nëse bëjmë ndonjë mëkat, më fal”, deklaronte artisti.

Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak teksa ndodhej në Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›