E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO- Rama provokon sërish me ftesën për dialog, heq dorë nga karriget, nxjerr vetëm tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojnë në Tiranë, duke zgjedhur këtë herë një tjetër formë simbolike përpara godinës së Kryeministrisë.

tryeza prej guri

Pas karrigeve dhe stolave të vendosur në ditët e mëparshme, Rama ka nxjerrë një tavolinë të madhe prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”.

Tavolina prej guri vjen pas episodeve të mëparshme, kur ulëset e vendosura përpara Kryeministrisë u larguan ose u dëmtuan nga protestuesit.

Kujtojmë që studentet prej dy javësh refuzojnë ftesën e kryeministrit për dialog, pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›