E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Zjarri masiv në Tiranë! Një banor nxirret i lënduar, ministri i brendshëm në vendngjarje

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë QSUT-së.

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Ndërkohë mësohet se një banor është nxjerrë i lënduar nga katet e sipërme të pallatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›