VIDEO/ Më martoni dhe shihni po nuk vrava veten
Një video prekëse është postuar online, ku duket një 11 vjeçare nga Jemeni, që është arratisur për ti shpëtuar martesës.
Nada al- Ahdal thotë se atë e shpëtoi xhaxhai i saj nga martesa e detyruar.
Vazhdoni e më martoni dhe shihni po nuk vrava veten, paralajmëron ajo në video.
Unë nuk jam e vetmja, mund tu ndodhë të gjithë fëmijëve, shton ajo.
Disa fëmijë janë hedhur në det, ata kanë vdekur tashmë. Ata kanë vrarë ëndrrat tona, kanë vrarë gjithçka brenda nesh. Nuk na ka mbetur gjë, kjo është kriminale, thotë ajo.
Nada akuzon mamanë e saj se ka përgatitur një martesë për të përfituar.
Xhaxhai i saj thotë se u tmerrua kur mësoi se do e martonin mbesën 11 vjeçare.
Tani ajo jeton me xhaxhain./ep