VIDEO/ Rreth 10 fshatra të bllokuar, vërshimi i përrenjve shemb urën në Mirditë

Situatë e rëndë në Mirditë, ku vërshimi i përrenjve malorë ka shkaktuar shembje urash, rrëshqitje dherash dhe dëmtime të konsiderueshme në rrugë.
Rreth 10 fshatra mbeten të bllokuara, ndërsa ujësjellësi i qytetit është në rrezik për shkak të erozionit të terrenit.
Prefekti i Lezhës, Taulant Malshi, ,kryebashkiaku Albert Melyshi dhe deputeti i PD Gjin Gjoni kanë inspektuar zonat më problematike, ndërsa strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e prekur…..
Banorët e fshatit Jezull kanë mbetur të izoluar pas shembjes së urës, dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për rikthimin e qarkullimit.
Deputeti Gjin Gjoni, i cili ndodhet në terren, thekson se buxheti aktual nuk parashikon fonde të mjaftueshme për emergjencat civile dhe se është e nevojshme mbështetje shtesë për bashkitë e Veriut.
Prefekti Malshi sqaron se çdo problematikë po adresohen dhe bashkëpunimi me institucionet qendrore është në vazhdim për të normalizuar sa më shpejt situatën dhe për të siguruar jetën e banorëve.