E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Tensionet në bulevard, momenti kur efektivë qëllojnë me gurë ndaj studentëve

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e sotme vazhdon të mbetet e tensionuar, teksa vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Në një moment, efektivë shihen teksa qëllojnë me gurë ndaj studentëve, të cilët protestojnë prej katër ditësh në rrugët e Tiranës.

Kujtojmë që ditën e sotme janë shënuar disa incidente të dhunës barbare të policisë kundrejt të rinjve.

Paradite, para ministrisë së Arsimit, një student u tërhoq zvarrë dhe më pas u qëllua me shkelma nga efektivë. Për këtë ngjarje, Drejtori i Policisë, Skënder Hita pezulloi dy efektivët e përfshirë.

Po ashtu, pasdite, një grup efektivësh goditën pa pushim një të ri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›