E Hënë, 2 Nëntor 2026

VILNIUS – Lituania në bisedime me “Rheinmetal” për prodhimin e lëndëve djegëse

VILNIUS , 4  nëntor /ATSH / – Lituania nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi me konglomeratin gjerman të mbrojtjes, “Rheinmetall”, për prodhimin e lëndëve djegëse në vend, njoftoi kompania, sipas “Reuters”.

“Rheinmetall”  kishte nisur më herët  ndërtimin e një fabrike municionesh artilerie 155 mm me vlerë 300 milionë euro në Lituani, e cila pritet të fillojë operacionet në gjysmën e dytë të vitit 2026, me prodhimin që eventualisht do të arrijë dhjetëra mijëra module djegëse në vit.

“Kjo është qendra e shkencës për (pluhurin) e armëve, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në këtë moment, sepse ky është nyja këtu në Evropë, e sistemeve të pluhurit dhe të lëndëve djegëse”, tha CEO i “heinmetall”, Armin Papperger, në Lituani.

Qendra do të përfshijë gjithashtu impiante për prodhimin e përbërësve energjetikë dhe të karikimeve djegëse. Kompania nuk dha detaje mbi madhësinë e mundshme të investimit.

“Fillimi i negociatave me ‘Rheinmetall’ për fabrikën e dytë në Lituani tregon ambicien e vendit tonë dhe potencialin e papërkulur”, tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda në një deklaratë të veçantë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›