E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Beckham dekorohet me titullin “Kalorës” nga mbreti Charles III

LONDËR, 4 nëntor/ATSH-AFP/-  Ish-futbollisti anglez, David Beckham u nderua sot  zyrtarisht me titullin ”Kalorës” nga mbreti Charles III në një ceremoni në Kështjellën Windsor.

“Për një të ri nga Londra Lindore, të ndodhesh këtu në Kështjellën Windsor, i nderuar nga Madhëria e Tij, është vërtet një moment i madh”, theksoi legjenda e futbollit anglez për mediat pas ceremonisë.

Ish-mesfushori i ”Manchester United” dhe ”Real Madrid” dhe gruaja e tij tani quhen Sir David dhe Lady Victoria.

David Beckham, 50 vjeç, u dekorua me titullin ” Kalorës” për shërbimet e tij në sport dhe organizatat bamirëse.

Ish-lojtari i kombëtares angleze është partnerizuar me UNICEF-in dhe ka udhëhequr fushatat për ”Malaria No More”, një organizatë që punon për zhdukjen e malaries.

Dy herë në vit, për Ditën e Vitit të Ri dhe për ditëlindjen zyrtare të monarkut më 14 qershor, britanikët dekorohen për kontributet e tyre në shoqëri.

Më shumë se 1 200 persona u përfshinë në listën e qershorit 2025./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›