VIRGJËRIA (2)
Pyetje: Çfarë lidhjeje ka himeni me virgjërinë.
Përgjigje: Kjo lidhje nuk është e domosdoshme. Siç thashë më lart, himenet mund të prishen, ose mund të mos prishen, gjatë aktit seksual.
Njerëzit gjithmonë janë çuditur nga fakti që shumë gra ndjejnë dhimbje, ose kanë hemorragji nga vagina, herën e parë që bëjnë interkursë penetrante vaginale. Ky fakt i ka detyruar të mendojnë se duhet të ketë ndonjë pjesë të vaginës, që me të vërtetë “shkatërrohet” nga penisi, herën e parë që vagina penetrohet.
Për këtë ka disa shpjegime: Doktorët e mesjetës mendonin se atje kish një “nyje” indore mishi brenda vagjinës, që dukej si një bizele dhe kjo shkatërrohej nga penisi në interkursën e herës së parë. Një besim tjetër është se ekzistojnë pesë vaza gjaku, që e lidhin vaginën fort, deri sa këto vaza gjaku të shkatërrohen nga penisi.
Në shekullin e dhjetë, doktori arab, Ibn Sina, ose siç është quajtur në mjekësi, Avicena, thoshte se ka një kreshtë të vogël prej cipe lëkure brenda hapjes vaginale dhe kjo është ajo që shkatërrohet nga penisi gjatë interkursës së parë që shkakton dhimbje dhe gjakosje. Ekzistenca e kësaj cipe lëkure është konfirmuar në vitin 1544 nga anatomisti me famë botërore Andreas Vesalius, që ishte i pari person që e gjeti atë gjatë një diseksioni anatomik.
Ibn Sina ishte gabim dhe në të njëjtën kohë kishte të drejtë: Është një cipë lëkure, ose një palosje lëkure brenda hapjes vaginale, që disa herë dëmtohet gjatë penetrimit, por jo gjithmonë. Kur kjo cipë shkatërrohet, ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë gjakderdhje.
Por, Ibn Sina kishte më shumë të drejtë se doktorët para tij. I takon atij merita, sepse ishte ai i pari që i dha përgjigje të drejtë pyetjes se çfarë mund të jetë ky send misterioz brenda vaginës?
Tani, çfarë ka të bëjë himeni me virgjërinë? Ka rreth njëmijë vjet që njerëzit i kanë dhënë himenit reputacionin si pjesa e vaginës që shkatërrohet gjatë interkursës së parë.
Pyetje: Kur ka filluar ideja e virgjërisë?
Përgjigje: Askush nuk e di me të vërtetë se ku dhe kur ka filluar. Antropologët besojnë se qenia njerëzore, është shqetësuar për virgjërinë në atë kohë kur mësuan se si t’i domestifikojnë (kultivojnë) kafshët dhe bimët, pra, gjatë kohës Neolitike.
Pyetje: Si ndryshoi kjo ide gjatë historisë?
Përgjigje: Virgjëria ka luajtur rol shumë të madh në jetën e njerëzve. Disa nga këto role kanë qenë më të rëndësishme në disa momente, kur role të tjerat kanë qenë më të rëndësishme në momente të tjera. Midis të tjerave, virgjëria ka qenë mënyra si respektohej femërorja. Virgjëria ishte shprehje e hyjnores, një burim nderimi për familjen dhe anëtarët e saj, një mënyrë për të kontrolluar sjelljen e grave, një mënyrë për t’i mbajtur gratë nën kontrollin e burrave dhe një nga kontraceptivët më të përgjegjshëm. Arsyet pse disa nga këto kanë qenë më me rëndësi se të tjerat në kohë të ndryshme, janë të komplikuara. Unë do t’u rekomandoja të lexoni libra për këtë. Në këto libra ju do të gjeni më shumë nga sa mund të shpjegohet në një artikull, por gjithmonë, në to do të gjeni respekt për ato vajza që nuk e trajtojnë seksin si aktivitet sportiv.
Pyetje: Kush e përcakton se çfarë është virgjëria?
Përgjigje: Njerëzit që e përdorin dhe e respektojnë konceptin e virgjërisë, kanë arritur në përfundimin se duhet të ketë një definicion për virgjërinë. Ka shumë kualitete abstrakte në këtë përcaktim. Përderisa askush nuk e shikon, nuk e ndjen, nuk e nuhat, ose nuk e peshon virgjërinë në një peshore; standardet për të vendosur çfarë është një virgjëreshë, ose çfarë nuk është ajo, në të vërtetë janë shumë arbitrare. Disa njerëz mendojnë se virgjëria është në radhë të parë një çështje fizike. Të tjerë mendojnë se, në të vërtetë, është një çështje psikologjike dhe spirituale. Në të vërtetë ajo duhet të definohet sikur ka edhe elemente fizikë dhe elemente psikologjike.
Përgjithësisht, ata që kanë dashur të bëjnë një përkufizim për atë se çfarë është virgjëria, kanë qenë njerëz që kanë pasur pushtet mbi jetën e vajzave të reja. Prindërit dhe të afërmit e moshuar të vajzave, të moshuarit e komunitetit dhe veçanërisht, autoritetet religjioze dhe mjekësore, kanë pasur dhe kanë shumë ndikim në përcaktimit e kritereve të virgjërisë në periudha të caktuara të historisë.
Pyetje: Sa rëndësi ka pasur gjatë historisë njerëzore virgjëria për gratë?
Përgjigje: Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, jeta e grave ishte tamam në mëshirë të virgjërisë. Një grua që humbiste virgjërinë përpara se të martohej, duhej të ndëshkohej: ajo nuk nderohej, familja e saj poshtërohej prej saj, askush nuk dëshironte të martohej me të dhe ajo rrihej, madje edhe e vdiste familja. Nuk kishte rëndësi nëse ajo e humbiste virgjërinë me vullnet, ose përdhunohej.
Gratë që e humbitnin virgjërinë kur nuk ishin akoma të martuara, ato humbitnin të drejtën e pasurisë. Kjo i bënte ato pa shtëpi dhe i linte pa asnjë mundësi jetese për veten. Shumë nga këto gra që u mohohej pronësia, përfundonin në prostitucion që të mbanin veten. Ato nuk e donin këtë, por ishin të detyruara, sepse nuk kishin ku të shkonin dhe nuk kishin asgjë tjetër të shisnin veç trupit të tyre.
Në Athinën e vjetër, ligji kërkonte që gratë e reja, që humbitnin virgjërinë përpara martesës, të shiteshin si skllave. Kjo ishte gjithçka që ato meritonin, sapo shkatërronin reputacionin e tyre dhe nderin e familjes së tyre. Ligji Romak i lejonte baballarët t’i vrisnin vajzat e tyre dhe burrat që kanë tërhequr ato, kur vajza e humbte virgjërinë përpara martesës. Po njësoj ka qenë edhe në vende dhe kohë të tjera. Në disa pjesë të botës, akoma dhe sot ekzistojnë “krimet e nderit”. Gratë që humbasin virgjërinë përpara martesës mund të rrihen, mutilohen (shkatërrohen), ose vriten nga familja. Justifikim për këtë është se babai, vëllai ose një i afërt mashkull i saj, mendon se ajo ka bërë diçka “jo të ndershme”.
Shkurt: Virgjëria ka qenë, ndonjëherë, çështje jete ose vdekjeje. Herë të tjera ajo ka bërë që jeta e vajzës të ndryshojë nga një jetë mizerabël në varfëri, në një jetë të lumtur, të gëzuar e të begatë. Ajo ka përcaktuar nëse do të gjesh dot një partner, ose jo. Por, nuk kanë qenë të rralla rastet kur këto gjëra kombinoheshin të gjitha së bashku.
Për këtë radhë, kaq. Me pyetje të tjera lidhur me virgjërinë, do të vazhdojmë javën tjetër.