E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babë e bir, më të mirët e fotografisë në Sarajevë

Shkodër - Dy fotografë shkodranë janë shpallur fitues në konkursin ndërkombëtar për Esenë dhe Fotografinë të zhvilluar në Sarajevë Sekretariati i Këshillit Rajonal për Zhvillimin. Iris Trashani ka fituar çmimin e parë për fotografinë “Ura e Mesit” një monumental i rrallë kulture. Juria ka veçuar këtë imazh për kreativitetin që ajo mbart, për origjinalitetin, cilësinë dhe përbushjen e një qëllimi për hir të temës që këtij konkursi “Zhvillimi Rajonal në Evropën Juglindore”.

Ndërsa babai i tij, Fatmir Trashani, ka fituar çmimin e tretë për foton “Toleranca fetare në Shkodër” ku janë fiksuar simbolet e tri objekteve të kultit që i përkasin tre besimeve fetare në Shkodër, objekte këto që ndodhen jo larg njëri- tjetrit. Është hera e parë që fotografë shkodranë marrin pjesë në një konkurs të tillë dhe në mes 29 konkurrentëvedalin me çmime..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›