Fati i "The New York Times", në duart e miliarderit meksikan
E ëma, Linda Helu, në fëmijëri, në Meksiko, i ka treguar se si i ati, Hoze Helu, solli shtypshkronjën e parë me germa arabe në Amerikën e Jugut dhe publikoi gazetën e parë në arabisht. Gazeta e futi familjen e emigrantëve libanezë në udhën e pasurisë dhe të influencës. Mund të thuhet edhe se ishin themelet e pasurisë që gëzon sot miliarderi meksikan me origjinë libaneze.
Sot, më shumë se gjysmë shekulli pasi kopjet e para të gazetës filluan të dilnin nga pajisjet e shtypshkronjës (që viheshin në punë me dorë), Slim po rikthehet te rrënjët e veta. Javës që kaloi, miliarderi lëvroi një hua prej 250 milionë dollarësh në llogari të së përditshmes së famshme amerikane "The New York Times", për ta ndihmuar të mbulojë pagesat e borxheve të shumta. Më pak se gjashtë muaj më parë shpenzoi edhe më shumë miliona, duke shtënë në dorë një buqetë aksionesh prej 6.9 për qind të kësaj gazete kaq të rëndësishme. Injeksioni i dytë multimilionë dollarëshe, i cili e ka kthyer në aksionerin e dytë në "The New York Times" pas familjes Salzberger - themeluesja e saj - kanë bërë që në redaksinë e gazetës të dëgjohen zëra se së shpejti do shihet një pronar i ri.
Rupert Murdok, pak blloqe në veri të selisë qendrore të "The New York Times", në ndërtesën e kompanisë së tij "News Corporation", po e sheh me shumë vëmendje rritjen e aksioneve të Slimit në gazetë. Gjëja e fundit që do të dëshironte Murdok është një "The New York Times" i fortë, më e aftë për t‘u përballur me gazetën "Wall Street Journal", që sapo e ka blerë dhe është në forcim e sipër.
Pavarësisht problemeve financiare dhe trysnive të aksionerëve, "The New York Times" zotëron një rrjet shpërndarjeje që mbulon gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konsiderohet e vetmja e përditshme cilësore kombëtare. "USA Today" shpërndahet në të gjithë territorin amerikan, por i mungon ndikimi dhe pesha e "Zonjës së rëndë", siç njihet nga amerikanët "The New York Times". "The Wall Street Journal" është e vlefshme në shumë tregje - dhe me dy milionë kopje të shitura në ditë është mjaft përpara "Zonjës së rëndë", tirazhi i së cilës është vetëm 1.6 milionë kopje - por mbetet ende larg synimit për t‘u kthyer në një gazetë të vërtetë kombëtare e me prestigj jashtë kufijve.
Problemet e "The New York Times" janë të shumta. Borxhet e kompanisë i kalojnë 1.1 miliardë dollarët, të ardhurat prej reklamave po bien me shpejtësi, ndërsa shitjet janë në rënie dhe aksionerët e zemëruar janë ngulur te pragu i kompanisë, duke i kërkuar bordit drejtues ndërmarrjen e masave drastike.
Dhe si mund t‘i bësh me faj? Vlera e aksioneve të "The New York Times" ka rënë 60 për qind vetëm gjatë vitit të fundit dhe më shumë se 80 për qind që nga viti 2004. Por çfarë mund të bëjë bordi drejtues? Kërcënimi që po vjen nga interneti bashkë me rënien e interesit për të lexuar në përgjithësi nuk janë gjë e re. "Zonja e rëndë" ka krijuar një prej siteve më të mira të gazetave në internet në rang global, njëherësh edhe një prej më të klikuarave në botë. Por, suksesi i saj online ka pak shanse të ndihmojë në gjendjen financiare të të gjithë kompanisë. Me të ardhurat prej reklamave, që nuk duket të përmirësohen së afërmi, i duhet patjetër dikush me xhepa të fryrë për të mbuluar të paktën emergjencat e momentit. Dhe me sa duket shpëtimtari është gjetur, quhet Karlos Slim Helu.
Është njeri që zor pranon të flasë mbi investimet e veta dhe nuk ka bërë me dije nëse ka ambicie për të shtënë në dorë edhe më shumë aksione të kompanisë. Slim, 67-vjeçar, u pasurua gjatë viteve nëntëdhjetë kur bleu operatorin telefonik shtetëror "Teléfonos de México" (Telmex) gjatë një operacioni privatizimi. Gjithashtu ai zotëron edhe "América Móvil", operatorin më të madh telefonik në të gjithë Amerikën e Jugut, si edhe operon në fusha të tjera, si shitja e produkteve ushqimore me pakicë dhe një zinxhir restorantesh në Meksikë, një konglomerat industrial dhe një shoqëri ajrore.
Slim zotëron një prej koleksioneve më të mëdha të artit në botë, por, megjithatë, i pëlqen të jetë ekstravagant. Si edhe miliarderi Uorren Bufet jeton në të njëjtën shtëpi prej 30 vjetësh. Ai këmbëngul që gjashtë fëmijët e tij ta sigurojnë vetë jetesën, nuk ka asnjë jaht dhe nget të njëjtën makinë qëkur nuk mbahet mend. E, megjithatë, ka anët e veta negative. Disa thonë që i pëlqejnë shumë monopolet, duke drejtuar gishtin nga 90 për qind e aksioneve të "América Móvil".
Në të vërtetë, pasuria e tij prej 60 miliardë dollarësh është sa 7 për qind e produktit vjetor ekonomik të Meksikës. Bizneset e Helusë janë aq të shtrira, sa thuhet se askush nuk kalon dot një ditë në Meksikë pa paguar të paktën një peso për llogari të tijën.
Por po lexohen shenja se Slim, i cili e ka mbledhur gjithë pasurinë e pushtetin që mund të grumbullohet në Meksikë, gjithnjë e më shumë po e drejton interesin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti në tregjet financiare bashkë me krizën ekonomike që e pasoi i kanë shtruar përpara mundësi të shumta. Gjatë muajve të fundit bleu një buqetë aksionesh të "Citigroup" për një vlerë prej 150 milionë dollarësh, si dhe 18.3 për qind të një qendre tregtare luksoze në një prej zonave më të pasura të Nju Jorkut.
Por, mendohet se më e rëndësishmja për miliarderin meksikan është prestigjiozja "The New York Times". Kombinimi i rolit tashmë të rëndësishëm në politikat e gazetës më të rëndësishme në Sh.B.A. me bizneset e tjera në telekomunikacion e internet do t‘i shërbejnë si një trampolinë e shkëlqyer për t‘u shtrirë këmbëkryq në botën mediatike amerikane. Në rast se ai do të vihet fuqishëm përkrah familjes Salzberger dhe i ndihmon të kalojnë stuhinë aktuale financiare, gazeta mund të ketë vërtet një shans për ta mundur Murdokun në tregun kombëtar dhe të ndalojë shtrirjen e "Wall Street Journal". Pa të, ose pa dikë me xhepa kaq të fryrë, "Zonja e rëndë" nuk ka asnjë shans të mbijetojë.