VITI I MBARë I DëSHMIMIT
Viti 2008 do të jetojë në kujtesën e brezave të ardhshëm të Kosovës si viti i shpalljes së pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës e shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ky akt madhor i historisë sonë u arrit falë sakrificave pothuajse njëshekullore të popullit të Kosovës, si dhe ndihmës së përhershme të prijatarëve të demokracisë dhe të lirisë së kombeve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera demokratike nga të katër anët e globit.
Gjatë vitit të parë të pavarësisë së saj, Republikën e Kosovës e njohën 54 shtete, në mesin e të cilave, ndër të parat, SHBA-të, vendet më me ndikim të BE-së, Turqia, Japonia, Australia, Kanadaja, Emiratet Arabe etj. Për ne, janë shumë të rëndësishme dhe domethënëse njohjet nga vendet tona fqinje, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi, me të cilat kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi e miqësie. Njohja nga këto vende është një tjetër dëshmi se pavarësia e Kosovës jo që nuk e ka trazuar rajonin, siç trumbetonin kundërshtarët e saj, por ka krijuar mundësi të reja për përparimin e përgjithshëm të kësaj pjese të Evropës Juglindore.
Populli i Republikës së Kosovës është i përkushtuar që tragjiken e përjetuar ta mbajë në kujtesë, sepse vendi ynë është i vendosur për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Na gëzon fakti se edhe vendet e tjera të rajonit kanë po këtë përkushtim. Sukseset e tyre ne i çmojmë si një mundësi më shumë për rajonin dhe për synimin tonë për paqe, stabilitet dhe ardhmëri më të mirë për të gjithë popujt tanë. Në këtë kontekst, ne presim që edhe fqinji ynë verior, Republika e Serbisë, t‘u bashkohet sa më parë përpjekjeve të përbashkëta për krijimin e një fryme të re të bashkëpunimit e të mirëkuptimit rajonal. Në fund të fundit, të gjithë jetojmë nën të njëjtin diell dhe nuk kemi udhë tjetër përveçse t‘ia shtrijmë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, në mënyrë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më normale e më të lumtur sesa jetuam ne dhe baballarët tanë.
Republika e Kosovës, gjatë vitit të parë të pavarësisë, shënoi përparime të prekshme në të gjitha fushat e jetës. Në aspektin e formësimit të legjislacionit dhe të strukturave shtetërore janë arritur rezultate të rëndësishme. Më 15 qershor 2008 u miratua Kushtetuta moderne e Republikës së Kosovës, e cila ka përfshirë në vete ligje të rëndësishme që dalin nga propozimi i Presidentit Ahtisari, të cilat japin garanci të fuqishme për respektimin dhe mbrojtjen ligjore të komuniteteve pakicë, të kulturës dhe të trashëgimisë së tyre shpirtërore. Ndonëse jo pa vështirësi, është bërë punë e madhe edhe në procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do të punojë sipas standardeve dhe parametrave të NATO-s, për të qenë një ditë edhe vetë e gatshme të japë kontributin e saj për sigurinë dhe paqen globale. Së fundi, janë themeluar edhe Agjencia e Inteligjencës e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë, që do të punojnë me profesionalizëm për të krijuar një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie apo besimi.
Institucionet tona janë të vendosura të punojnë edhe më tej, me kujdes dhe në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe me FSK-në, me qëllim që vendi ynë ta mbajë këtë stabilitet të përgjithshëm që ka, pavarësisht se në Veri ende ekzistojnë struktura jolegale që po përpiqen të mbjellin anarki dhe të rrënojnë imazhin e mirë të Kosovës në botë. Ne u bëjmë thirrje atyre që të tërhiqen nga këto përpjekje të padobishme, sepse ato nuk janë në të mirën e askujt, aq më pak të qytetarëve të pakicës serbe në Kosovë, pjesëtarë të shumtë të së cilës po japin çdo ditë ndihmesë të veçantë për forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe thellimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve të saj.
Edhe në aspektin ekonomik ka pasur suksese të ndjeshme. Buxheti i Kosovës sivjet është 15 për qind më i lartë se sa ai i vitit të kaluar, sektori privat dita-ditës po arrin të rigjallërohet, ndërsa vendet tona mike, si gjithmonë, vazhdojnë ta mbështesin Kosovën qoftë me donacionet e dhëna veç e veç, qoftë me zotimin e verës së kaluar në Konferencën e Donatorëve për Kosovën. Pra, është krijuar një rrafsh i mirë zhvillimi, i cili na bën optimistë se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.
Natyrisht, para nesh mbesin sfida të tjera të mëdha, për të cilat jemi të vetëdijshëm të gjithë. Vendi ynë ende ballafaqohet me një shkallë të lartë papunësie. Zbutja e kësaj gjendjeje duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së Kosovës, e cila edhe në periudhën e ardhshme do të ballafaqohet me vështirësitë e përditshme në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë etj. Por, besojmë që angazhimi i të gjithëve nuk do të mungojë, në mënyrë që këto çështje të ndjeshme të zgjidhen me radhë në të mirë të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve tanë.
Në fund, duke ju përgëzuar të gjithëve në përvjetorin e parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si President juaji, konstatoj pa hezitim se viti 2008 ishte vit i mbarë i dëshmimit tonë si shtet i pavarur, demokratik, funksional e ligjor. Kosova sovrane po bëhet një faktor përcaktues i sigurisë dhe i paqes në rajon, duke u bërë shembull i gatishmërisë për bashkëpunim dhe miqësi në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.
Pavarësia e Kosovës dhe zhvillimi i hapësirës shqiptare
Genti Kapllani*
U bë një vit nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe është koha për të përkujtuar të shkuarën e për t‘u përqendruar në lidhje me të ardhmen. Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në luftën shekullore të shqiptarëve për liri dhe vetëvendosje. Ajo nuk mund të shihet e ndarë as nga Lidhja e Prizrenit, si e para lëvizje politike kombëtare, as nga 28 Nëntori 1912, ku përfaqësuesit e të gjitha trevave shqiptare shprehën vullnetin për pavarësi e as nga përpjekjet e vazhdueshme të shtetit të ri shqiptar nga njëra anë, por sidomos të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë nga ana tjetër për të ruajtur dhe forcuar identitetin e tyre shqiptar. Mbi të gjitha, Pavarësia e Kosovës nuk mund të shihet e ndarë nga lëvizja politike e shqiptarëve në Kosovë në vitet ‘80 e ‘90, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjen e miqve tanë ndërkombëtarë në vitin 1999. 17 Shkurti 2008 është kurorëzimi i një etape shumë të rëndësishme të këtij procesi 130-vjeçar. Prandaj, ndonëse nuk mund të jetë një etapë përfundimtare, ajo është një datë historike për të gjithë shqiptarët.
Pas çlirimit të vitit 1999, Pavarësia e Kosovës formalizoi vullnetin e shqiptarëve për liri dhe vetëvendosje. Gjatë nëntë viteve me radhë, bisedimet me ndërkombëtarët rezultuan në një marrëveshje që duhet të merrte parasysh vullnetin e shqiptarëve për pavarësi nga Serbia, të garantonte sa më shumë të drejta për serbët e Kosovës dhe të parashikonte një mekanizëm ndërkombëtar, i cili do të kujdesej për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje. Ky mekanizëm ndërkombëtar, i shprehur në fillim në formën e UNMIK, ndërsa tani edhe në formën e EULEX, ka ngatërruar shpesh misionin për shoqërimin e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë me mbrojtësin e interesave, jo të serbëve të Kosovës, por të vetë Serbisë, duke anashkaluar vullnetin e kosovarëve për pavarësi. Është e natyrshme prania e forcave ushtarake të NATO-s për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës deri në formimin dhe konsolidimin e një force të mirëfilltë mbrojtëse të Kosovës. Është e pranueshme që misioni civil i EULEX të shoqërojë institucionet kosovare drejt forcimit të tyre. Por është e papranueshme që segmente të caktuara, të cilat bëjnë vend në këta organizma ndërkombëtarë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj për vetëvendosje.
Duke filluar nga 17 Shkurti i vitit të kaluar, Kosova është njohur nga një numër i rëndësishëm vendesh dhe institucionet e saj kanë marrë formë. Njohjet e pamjaftueshme ndërkombëtare, roli i paqartë i organizmave ndërkombëtarë dhe pengesat që vazhdojnë t‘i vijnë nga Serbia dhe aleatët e saj kanë prerë hovin e zhvillimit të shtetit të ri shqiptar. Duket sikur institucionet e Kosovës janë vënë në pozita pritëse qoftë në lidhje me zhvillimet e brendshme, sidomos në Veri të Kosovës, qoftë në lidhje me ato ndërkombëtare. Për sa i përket organizimit politik, përcaktimi i lokaliteteve me shumicë serbe është bërë në mënyrë plotësisht arbitrare, duke futur në to edhe shumë fshatra të populluar vetëm ose pothuajse vetëm me shqiptarë. Zmadhimi artificial i lokaliteteve me shumicë serbe, që i jep një pakice prej 6-7% të popullsisë rreth 25% të territorit, reflektohet edhe në mungesën e proporcionalitetit të pushtetit qendror që u është garantuar serbëve. Kjo vjen nga papërgjegjshmëria e organizmave ndërkombëtarë, por edhe nga mefshtësia e autoriteteve shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e gjetkë. Ky proces cenon jo vetëm zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare. Zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore nuk duhet dhe nuk mund të shihen si të veçuar. Prandaj, ky proces duhet të kundërshtohet me forcë, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët.
Simbolika dhe retorika politike, e këshilluar nga ndërkombëtarët dhe e përdorur nga institucionet e Kosovës, nuk kënaqet me ngritjen në këmbë të institucioneve që garantojnë të drejtat e minoriteteve, por kërkojnë të japin pamjen e një shteti shumetnik, i cili funksionon në bazë të marrëveshjes midis grupeve etnike. Kërkohet të krijohet një identitet i ri kombëtar sikur shtetforcimi i Kosovës të varej nga riformatimi kombëtar i saj. Kërkohet të ruhet një distancë e pashpjegueshme midis dy shteteve shqiptare sikur Kosova të kishte kërkuar pavarësi prej Shqipërisë dhe jo prej Serbisë. Bashkimi Evropian na jepet si shembull i zhdukjes së identitetit kombëtar dhe në emër të tij na kërkohet të heqim dorë nga përkatësia jonë kombëtare. Ndërkohë që çdo bashkëpunim midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës shihet si hap drejt krijimit të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe. Ne na jepet një imazh i gabuar për Bashkimin Evropian dhe për veten tonë, pasi në të vërtetë, BE nuk i ka kaluar caqet e një organizmi ndërkombëtar dhe ne si shqiptarë nuk duam veçse të krijojmë mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin tonë. Kjo bën që sot marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të mos jenë as në nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve të BE-së. Për më tepër, ideja e një Shengeni mbarëshqiptar, e cila u hodh në takimin midis dy Presidentëve shqiptarë, nuk mori asnjë reagim nga qeveritë përkatëse.
Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 Shkurt 2008, nuk është një qëllim në vetvete. Mundësitë që na jepen nga ekzistenca e një shteti të dytë shqiptar të pavarur duhet të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror të të gjithë shqiptarëve. Zhvillim politik pikë së pari, pasi kuadri i marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare është ende i paqartë. Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës nuk duhet të synojnë "fqinjësinë e mirë", por mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve. Marrëdhëniet midis shteteve shqiptare nuk duhet të jenë "diplomatike" por "vëllazërore". Kur do të mblidhet Këshilli i përbashkët i Ministrave i bashkëkryesuar nga kryeministrat shqiptarë për t‘u dhënë zgjidhje çështjeve me karakter jo vetëm ndërshtetëror, por edhe kombëtar? Kur do të mblidhen në seancë të përbashkët Parlamentet shqiptare? Po Gjykatat e Larta të të dyja shteteve shqiptare kur do të marrin parasysh, edhe pse jo në mënyrë të detyrueshme, vendimet e njëra-tjetrës? Pak rëndësi ka nëse qeveritë përkatëse do ta shesin këtë bashkëpunim si parakusht i integrimit evropian apo si mbrojtje të interesave kombëtare. Ajo që ka rëndësi është nevoja që kanë shqiptarët për këtë bashkëpunim.
Për sa i përket zhvillimit ekonomik, ai mbetet i vakët. Shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë janë të papërfillshme dhe kjo si pasojë, sidomos, e mungesës së infrastrukturave rrugore, energjetike, financiare dhe asaj të telekomunikacioneve. Këto përbëjnë matricën e zhvillimit ekonomik ndërshqiptar. Heqja e taksave të aeroporteve do të përmirësojë ndjeshëm komunikim ajror, ndërsa rruga Durrës Prishtinë do ta zbehë edhe më shumë rolin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Në fushën energjetike, është e nevojshme të mendohet nga të dyja qeveritë një strategji e përbashkët në fushën e energjisë. Krijimi i një tregu të përbashkët energjetik nënkupton ngritjen e një autoriteti rregullues të përbashkët dhe lejimin e operatorëve të prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë të veprojnë lirisht në të dyja shtetet. Është e vetmja mënyrë për t‘u dhënë zgjidhje problemeve kronike që ka Kosova dhe Shqipëria me ndërprerjen e energjisë. E njëjta gjë nevojitet të bëhet edhe në fushën e telekomunikacioneve. Zgjerimi i tregut të telekomunikacioneve do t‘u mundësojë operatorëve të veprojnë në të dyja shtetet. Kjo do të ketë si pasojë rritjen e konkurrencës, uljen e çmimeve për konsumatorët dhe rritjen e numrit të shërbimeve që do të ofrohen nga operatorët. Përmirësimi ose ngritja e infrastrukturave të mësipërme duhet të shoqërohet nga krijimi i një infrastrukture të përbashkët financiare, ku do të spikasin veçanërisht rregullatorë të përbashkët sidomos për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e tjera financiare dhe një bursë e përbashkët në formën e një platforme elektronike me dyer hyrëse në Tiranë dhe në Prishtinë. Hapja e tregut të punës nga të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm në krijimin e një tregu të përbashkët.
Shumë gjëra mbeten për t‘u bërë edhe në fushën e zhvillimit shoqëror. Ajo që e karakterizon më shumë identitetin tonë kombëtar është gjuha. Lëvrimi i saj në administratë, në median e shkruar dhe të shikuar dhe mbi të gjitha në arsim ka nevojë të kontrollohet dhe të disiplinohet. Akademitë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë interes t‘i bashkojnë forcat e tyre për zhvillimin e shkencave shoqërore dhe të shkencave të natyrës. Është e nevojshme që Ministritë e Arsimit, sidomos ajo e Shqipërisë, të parashikojnë një zë të veçantë në buxhetin e tyre për udhëtimet e nxënësve, respektivisht në Kosovë dhe në Shqipëri. Ndërsa në fushën e arsimit të lartë, është e nevojshme ngritja e një Erasmus-i shqiptar, në mënyrë që të nxitet qarkullimi i studentëve në të gjitha universitetet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe organizimi i universiteteve të verës me studentë nga të gjitha trevat shqiptare. Në fushën e disiplinave të ndryshme sportive, është e nevojshme ngritja e federatave të përbashkëta në çdo lloj sporti. Kjo do të ndikojë në rritjen e cilësisë së performancave të sportistëve shqiptarë. A nuk do të ishte më mirë sikur të kishim një kampionat futbolli të përbashkët nga Mitrovica në Sarandë? Mbi të gjitha, a nuk do të ishte më mirë të kishim një Kombëtare të vetme?
Erërat e ngrohta dhe të ftohta të globalizimit që po fryjnë në hapësirën shqiptare kanë nevojë për një shoqëri shqiptare të fortë, të ditur dhe të zhvilluar. Globalizimi përkthehet në mundësi për shoqëritë e zhvilluara dhe në vështirësi për shoqëritë më pak të zhvilluara. Mirëpo, zhvillimi ynë kalon nga bashkëpunimi në rang kombëtar.