E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, edhe emigrantët pranohen në ushtri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërmend të pranojë në radhët e saj edhe emigrantë me viza qëndrimi të përkohshme, gjë që, sipas të përditshmes "The New York Times", ndodh për herë të parë që pas luftës së Vietnamit. Pentagoni shpreson se skema e re do të mbulojë mungesat në fusha si kujdesi mjekësor apo të përkthimit. Autoritetet amerikane presin gjithashtu që aplikantët për të hyrë në radhët e ushtrisë të jenë më të kualifikuar se ata që thjesht kërkojnë viza amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›