Nju Jork, ish-punonjësi i spitalit vret 4 vetë
Autoritetet njujorkeze bënë dje me dije se një ish-punonjës spitali vrau katër vetë. 34-vjeçari Fren Garsia u arrestua orët e vona të së shtunës. Policia bëri me dije se vrasësi i njihte të katër viktima. "Të katër individët që u qëlluan dhe u vranë njiheshin nga i dyshuari", tha sherifi i kontesë Monro. Dy viktimat e para u vranë në spitalin ku Garsia dikur kishte qenë i [unësuar. Një tjetër grua u plagos dhe është në trajtim intensiv. Dy të tjerët, bashkëshortë, u ekzekutuan nga Garsia në shtëpinë e tyre.