E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIZION PLUS, “Byppas” sjell çudirat e radhës, sot nga Agim Bajko



Po e nisim emisionin me një lajm sensancional që na vjen nga qyteti i Elbasanit, në të cilin për herë të parë ka lindur një viç me katër këmbë, dy sy, dy veshë dhe një bisht. Kafsha erdhi në jetë në të njëjtin fshat, ku thuhet se ka lindur edhe shqiponja e flamurit, është e seksit femër, peshon 35 kg dhe gëzon shëndet të plotë… Bypassi i kësaj jave nuk do të merret vetëm me ngjarje sensacionale, por edhe me lajme të zakonshme si përfshirja e grave në politike. Gjatë emisionit të kësaj jave do t’u japim përgjigje se ku do t’i gjejë politika aq shumë gra sa për të plotësuar listat? Dikur gruaja ishte forcë e madhe dhe mjaftonte të shkoje në një radhë buke apo bulmeti të stilit “një burrë, një grua” dhe gjeje emra për të plotësuar jo 30%, por edhe 90% të listës. Ndërsa sot duhet të zbresësh në bazë dhe aty të peshkosh ndonjë grua që ja vlen të shkojë në kuvendin e burrave…
Çfarë pozicioni do të kenë ato në lista? Në popull është e njohur shprehja “I fundit o qan, o qesh”, por kjo vlen vetëm për rastet kur ndahen tortat, në rastet e emrit në listën e kandidatëve për deputetë, i pari qesh, e fundit nëqesh… Dhe si do të jetë parlamenti shqiptar me një përfaqësi më të madhe të femrave?
Numri i grave në parlamentin që sapo u mbyll nuk ishte dhe aq i madh, por përsëri nuk munguan përplasjet apo siç quhen në gjuhën e politikës “përbaltjet”. Nuk i dihet çfarë do të ndodhë nesër, kur kuvendi të ketë më shumë gra… Videoklipi i Ingrid Gjonit që zihet me Çiljetën… Në Bypassin e kësaj jave do të flasim gjithashtu, edhe për një lloj të ri virusi dhe masat e marra për parandalimin e tij! Një virus i njohur me emrin popullor korrupsion, ose sipas temave shkencore “lubrifikantus rrotorus” ka infektuar ish-presidentin e Koresë së Jugut dhe e ka detyruar këtë të fundit të japë dorëheqjen, jo nga posti i tij por nga diçka edhe më e rëndësishme…

Mesazh Promocional…

Firma farmaceutike “Me duar të pastra Sh.a” hedh në treg produktin më të ri, kapsulën magjibërëse “antikorrupsion”. Nëse keni probleme me sistemin e rrugës së frymëmarrjes e njohur me emrin shkencor si rruga “Durrës – Kukës”, apo rritje të temperaturës së brendshme të ardhura nga ndonjë shpërrthim gërdecor dhe degradim të sistemit mbrojtës, atëherë ju mund të zgjidhni pilulën “antikorrupsion”. Një kokërr para çdo sulmi të jashtëm dhe nuk do të ndieni asnjë dhimbje të brendshme. Pilula të tilla i gjeni në çdo farmaci shtetërore. Bëni kujdes, ato merren vetëm me rekomandim nga Doktori. Gjithashtu, në Bypassin e radhës do të dëgjoni edhe një deklaratë surprisë të zv/ministrit të Jashtëm, do të mësoni arsyet përse Japonia uron që zgjedhjet e 28 qershorit të fitohen nga kryeministri dhe reagimin pas kësaj deklarate të opozitës, do të njiheni me shërbimet që paguhen dhe ato që përftohen falas dhe me shumë tema të tjera… Bypassi vjen si çdo javë në ekranin e Vizion Plus, të dielën në orën 20.10.

1 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›