VMRO-DPMNE shënon 20-vjetorin e krijimit
“VMRO-DPMNE edhe më tej mbetet e fokusuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, meqë kjo i nevojitet Maqedonisë për përparimin e saj të mëtejshëm”, theksoi kryetari Gruevski, duke shtuar se subjekti i tij nuk do të bëjë tregti me askënd kur është fjala për interesat e popullit dhe shtetit.
Sipas liderit të VMRO-DPMNE dhe kryeministrit, Nikolla Gruevski, çdokush që luan me kartën e presionit dhe kërcënimit duhet ta dijë se vetëm humb kohë. Deklaratat u bënë në manifestimin e mbrëmshëm me rastin e 20-vjetorit të formimit të VMRO-DPMNE që u mbajt në qendër të Shkupit.
“VMRO-DPMNE mbetet fuqishëm e fokusuar në procesin e gjetjes së zgjidhjes, pasi ajo i nevojitet Maqedonisë, që të përparojë dhe forcohet sa më shpejt. Por, po ashtu, VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend që interesat e popullit të saj dhe shtetit t’i tregtojë për çfarëdo dhe me cilindo. çdokush që luan me kartën e nënçmimit, të presionit, të bllokadës apo kërcënimit, duhet ta dijë se po humb kohë”, deklaroi Nikolla Gruevski, lider i VMRO-DPMNE-së.
Gruevski tha se VMRO-DPMNE do të mbajë premtimin e dhënë për mbajtjen e një referendumi nëse ka propozim konkret për emrin. “Nëse paraqitet gatishmëri për zgjidhje të mosmarrëveshjeve që nuk do të dëmtojë askënd e as Maqedoninë, VMRO-DPMNE në bazë të premtimeve do të shpallë referendum, ku 2 milion qytetar do ta marrin vendimin, i cili sido që të jetë, VMRO-DPMNE do ta pranojë”, u shpreh Nikolla Gruevski.
Duke bërë një retrospektiv të funksionimit të VMRO-DPMNE-së gjatë 20 viteve, Gruevski theksoi se kjo parti ka shënuar rezultate por ka pasur edhe gabime për të cilat ka marrë edhe dënimin nga populli, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, si rezultat i konfliktit të vitit 2001.
“Ajo ishte periudhë e rëndë për partinë, pasi në atë mandat VMRO-DPMNE duhej ta mbronte vendin gjatë konfliktit të hapur në vitin 2001, i cili me ndihmën e shumë miqve të Maqedonisë, por edhe me angazhim të madh të VMRO-DPMNE dhe presidentit Boris Trajkovski të propozuar dhe të zgjedhur nga VMRO-DPMNE, u tejkalua përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Gruevski.
Në manifestim, krahas mijëra qytetarëve dhe aktivistëve, morën pjesë edhe anëtarë të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, ku BDI-në e përfaqësuan Tahir Hani dhe Safet Neziri. Manifestimi u shoqërua edhe me një program muzikor, ndërsa fjalim mbajtën Vllado Tarntallovski, njëri nga themeluesit e VMRO-DPMNE dhe Henri Bone, drejtor i zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup. /alsat-start/