E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu nis vizitën në Malavi

Presidenti Sejdiu shoqërohet nga Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të Kosovës. Më parë, Presidenti Sejdiu ka zhvilluar një takim me Presidentin Mutharika në shtator të vitit 2009, ndërsa Malavi, një shtet me rreth 15 milionë banorë dhe një nga shtetet me orientimin më properëndimor në Afrikë, e ka njohur Republikën e Kosovës në nëntor 2009.

Presidenti Sejdiu do t'i drejtohet me një fjalë edhe Parlamentit të Malavit, si dhe do të takojë zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë dhe diplomatë të shteteve të tjera, të akredituar aty. Në një deklaratë bërë në Aeroportin e Prishtinës para nisjes për vizitë, Presidenti Sejdiu përkujtoi takimin me Presidentin Mutharika në Nju Jork dhe faktin se ai mbajti premtimin që i kishte dhënë për njohjen e Republikës së Kosovës, njohje kjo që u realizuar vetëm dy muaj pas këtij takimi.

Presidenti Sejdiu theksoi se kjo vizitë do t'i ndihmojë zhvillimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa çmoi si shumë të rëndësishëm faktin se Presidenti Mutharika është kryesuesi aktual i Unionit Afrikan dhe një personalitet që ka një peshë të veçantë në kontinentin e Afrikës.

"Besojmë se nga kjo vizitë do të kemi vërtet një epokë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve, por në të njëjtën kohë edhe një influencë të rëndësishme që ky personalitet i fuqishëm i këtij vendi dhe i botës afrikane do të kontribuojë që edhe vendet e tjera të Afrikës ta njohin Republikën e Kosovës", theksoi Presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›