E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanuni në Odë

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 08:56

‘Kanuni’ është një dramatizim i situatave jetësore të inspiruara nga ‘Kanuni i Lekë Dukagjinit’, i shkruar në shekullin XV, që përfaqëson një sistem ligjesh dhe rregullash të jetës shoqërore të shqiptarëve ndër shekuj.

Duke përdorur formën e shprehjes teatrore, shfaqja shpalos shpirtin njerëzor që gjen mënyra të mbijetojë në situata të pasigurisë dhe të së mundshmes së papritur, duke gjetur kualitetet e së vërtetës që askush nuk mund ta vë në dyshim.

Ideja e shfaqjes bazohet në prezantimin e fjalive nga Kanuni në formën e tyre origjinale. Prandaj, qasja fokusohet në teatrin e trupit dhe lëvizjes përgjatë 9 situatave të nxjerra nga libri (Familja, Shtëpia, Mysafiri, Bota, Tregtia, Oda, Trashëgimia, Kufiri, Vdekja).

Shfaqja ‘Kanuni’ jepet në Teatrin Oda, në Prishtinë, të mërkurën, nga ora 20.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›