E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: “O kryetar, a po të shiten bananet”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot para dyerve ndërtesës së Kuvendit Komunal të Gjilanit, kanë ngritur tezgat me banane, vajra motorike e kompjuterë, duke kërkuar që kryetari i komunës, Qemajl Mustafa të jap dorëheqje e të merret vetëm me biznes. Ky aksion i Vetëvendosjes, nga udhëheqja komunale e Gjilanit është cilësuar si një veprim i ulët dhe që nuk i ka hije këtij subjekti politik, raporton Zëri.

Aktivistët e Vetëvendosjes me maskë në kokë me figurën e Qemajl Mustafës, kanë parakaluar rrugëve të qytetit, me pankartat “O kryetar a po të shiten bananet”, dhe në ato në të cilat shkruante se kryetari i Gjilanit ka edhe biznese të tjera pos atij me banane.

Sipas tyre, kryetari Mustafa ka biznes edhe me vajra motorike, me kompjuterë, sikurse që thanë se e ka edhe biznesin me komunën e Gjilanit. Aktivistët i kanë varur bananet në pemën afër Kuvendit Komunal e më pas ato janë hequr nga sigurimi e aty ka qenë e pranishme edhe policia, e cila nuk ka intervenuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›