VV: Maqedonia vazhdon t’i shtyp shqiptarët

E plotësuar
Lëvizja VETËVENDOSJE! Përmes një deklarate për media thekson se, Maqedonia vazhdon t’i shtyp shqiptarët.
Sipas këtij subjekti politik, dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë.
Diskriminimi i hapur që ju bëhet shqiptarëve atje është i papranueshëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
“Sot gjykata themelore e Tetovës i dënoi katër aktivistë të organizatës “Illyricum Libertas” me akuzën për nxitje të urrejtjes ndëretnike, fetare e racore. Të dënuarit janë Valon Kurtishi, Rinor Sllova, Tonus Papraniku dhe Petrit Ibrahimi. Ata u dënuan me nga një vit burg me kusht dhe fshirjen e vizatimit të hartës së Shqipërisë etnike në hyrje të Tetovës. Akuza ka të bëjë me një aktivitet publik të kësaj organizate në kuadër të shënimit të ditës së flamurit kombëtar, ku edhe është vizatuar një hartë me të gjitha qytetet shqiptare ku edhe festohet kjo datë e rëndësishme. Këto dënime dhe dënime të tjera të shqiptarëve atje janë tendencë e pushtetit për tjetërsimin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk mund të heqin dorë nga përkatësia e tyre kombëtare pa marrë parasysh përpjekjeve të këtij pushteti të padrejtë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Në reagim më tej theksohet se, “ky pushtet në vend që të merret me përmirsimin e jetës së qytetarëve, që nënkupton dhe respektimin e njëpërnjëshëm të të drejtave politike, ekonomike, sociale e kulturore të shqiptarëve po merret me akuza e dënime të gjithë atyre që promovojnë vlerat dhe historinë e popullit tonë. Këto veprime të pushtetit vetëm sa e rrisin dhe thellojnë ndarjen mes popujve që jetojnë në Maqedoni.”
Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje pushtetit në Maqedoni që të heq dorë nga diskriminimi, përndjekja dhe dënimet ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë kërkon nga subjektet politike shqiptare që të reagojnë ndaj këtyre gjërave. Gjithashtu ju bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të mos lejojnë tendencën për tjetërsimin e historisë e kulturës sonë dhe të reagojnë ndaj të gjitha padrejtësive që u ndodhin shqiptarëve atje.
Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për drejtësi si dhe lirimin e këtyre aktivistëve nga të gjitha akuzat.
...
Bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten pasi ato po i udhëheq kryeministri Hashim Thaçi, të cilit nuk bën t’i besohet. Kështu tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Në një intervistë për Radio Kosovën ai ka thënë gjithashtu se është kundër shkëmbimit të territoreve, ndërkohë që sipas tij një koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe AAK-së do të ishte i dëmshëm për vendin.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht do ta dëmtojnë shumë rëndë Kosovën.
Në intervistën, ai thotë se jo vetëm se është kundër bisedimeve me Serbinë që nuk sjellin asgjë të mirë, por e ka drojën edhe nga kryeministri Thaçi, që sipas tij nuk bënë t’i besohet në këtë rast.
Lideri Vetëvendosjes gjithashtu ka thënë se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet, është kundër shkëmbimit të territoreve, ndërsa është pro një bashkimi sa më të shpejtë me Shqipërinë si shpëtimi i vetëm i çështjes shqiptare.
Ndërkaq rreth formimit të një koalicioni të mundshëm mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kurti ka thënë se kjo nuk do të ishte e shëndetshme për qytetarët.
Kurse sa i përket deklaratave të shumta se si lëvizje është kundër SHBA-ve, Kurti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Por pranon se si lëvizje nuk kanë qenë përgjithësisht të kënaqur me qasjen e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në vitet e fundit./Indeksonline/