Stuhi për Krishtlindje, 3 të vdekur

Shkon në tre numri i viktimave të stuhisë gjatë Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dëmet më të mëdha janë identifikuar në jug të vendit dhe veçanërisht në Alabama, ku erëra të forta kanë rrëzuar pemë dhe çati të shumta të banesave.
Shtresa të shumta akulli janë parë edhe në lindje, ndërsa qindra fluturime janë anuluar gjatë ditës së Krishtlindjeve për qytete si Boston, New York dhe Pittsburg./Indeksonline/