E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi:Do të propozojmë modalitete për shuarjen e strukturave paralele

Në bisedimet e ardhshme me Serbinë, institucionet e Kosovës do të propozojnë modalitetet për shuarjen e strukturave paralele në veri. Kështu tha ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi sipas të cilit në atë pjesë të vendin mund të priten tensione përderisa ka struktura kriminale të cilat duan të mbrojnë interesat e veta.

Ministri Rexhepi këto komente i bëri sot pas prezentimit të Raportit vjetor të punës së Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi tha se nëse me dialog do të vijë deri të normalizimi i situatës në veri të vendit atëherë është e pritur që të këtë tensione sepse grupet kriminale duan që t’i ruajnë interesat e veta atje. Sipas tij është interes i Kosovës dhe Serbisë që të shkohet drejt normalizimit të raporteve./rtk/

Ministri Rexhepi bëri të ditur, poashtu, se MPB-ja tashmë ka shpallur tender të ri për prodhimin e pasaportave biometrike, pas shkëputjes së kontratës me kompaninë austriake OESD.

Ndryshe, Raporti vjetor i punës së Policisë së Kosovës për vitin 2012 u vlerësua lartë si nga ministri Rexhepi ashtu edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›