VV: Për Prizrenin afarizëm dhe zhvillim ekonomik lokal

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren ka takuar zejtarët dha afaristët e këtij qyteti.
Ata kanë folur rreth tatimit që praktikon kjo komunë.
“Tatimi duhet të jetë progresiv duke rritur të hyrat nga tatimet në të ardhura. Progresioni i tatimeve do të jetë 0 %, për paga minimale në 5 %, për trefishin e pagës në 10 %, për pesëfishin e pagës minimale 20 %, për dhjetëfishin dhe 30 % për njëzetëfishin e pagës minimale”, ka thënë kryetari i kësaj qendre, Arbër Rexhaj.
Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufca ka folur për mbrojtjen e prodhimeve vendore.
“Kosova nuk mund të këtë zhvillim ekonomik pa politika mbrojtëse-proteksioniste të prodhimeve vendore. Ideja e tregut të lirë në formën se si na shfaqet sot krijon një disavantazh të prodhuesve vendor gjatë konkurrencës në treg me prodhuesit e jashtëm, produktet e të cilëve subvencionohen nga shtetet e veta. Prandaj shteti, përmes mekanizmave të vetë ekonomik duhet ta luaj rolin e katalizatorit për zhvillim ekonomik”, ka theksuar Konjufca./Indeksonline/