Nikoliq: Në Hagë, s’ka drejtësi!

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka kritikuar Tribunalin e Hagës, duke vënë në dyshim drejtëinë dhe transparencën e kësaj gjykate.
Nikoliq i ka bërë këto deklarata në një debat publik në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i iniciuar nga kryetari i Asamblesë, Vuk Jeremiq.
Sipas Nikoliqit, gjykata e Hagës, nuk ka ndihmuar në pajtimin e shteteve të ish-Jugosllavisë. Madje sipas tij, kjo gjykatë ka dëmtuar këtë proces.
Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka thënë se pajtimi është një element thelbësor i post-konfliktit në rimëkëmbjen e vendeve të dala nga lufta./Indeksonline/