E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet i dënuari për krime ndaj shqiptarëve

Johan Tarçullovski, i dënuari për krime lufte nga Maqedonia, është liruar sot nga burgu Dic në Gjermani, ku po vuante dënimin e shqiptuar nga Tribunali i Hagës për pjesëmarrjen në masakrën e Lubotenit të Shkupit, kur qenë vrarë 7 civilë shqiptarë.

Tarçullovski vuajti tetë vjet burg, përkatësisht dy të tretat e dënimit, raporton Rel.

Në Hagë ai u dorëzua në vitin 2007, ndërsa disa muaj më vonë ish-pjesëtari i policisë maqedonase u akuzua për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit të vitit 2001.

Tarçullovski pritet të arrijë në Shkup gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›