Debat tendencioz i Jeremiqit në OKB

Kryetarja e organizatës Nënat e Srebrenicës, Munira Subashiq deklaroi se kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jereremiq, në debatin e sotëm tematik në Kombet e Bashkuara lidhur me rolin e gjykatave penale ndërkombëtare në procesin e pajtimit, “ka ftuar vetëm palën serbe dhe njerëzit që nuk e dinë se kush është kush në Bosnjë”. Jeremiqi nuk ka menduar as në myslimanë e as në kroatë të Bosnjës, tha ajo.
Ajo deklaroi se Jeremiqi e ka organizuar debatin në mënyrë që opinionit t’ia prezantojë serbët si viktima më të mëdha të luftës, për shkak se shumica e aktgjykimeve në Gjykatën për krime të luftës në Hagë janë shqiptuar kundër serbëve, njofton AFP./Indeksonline/